INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilla: Si të keni vetullat perfekte dhe si t’i rregulloni ato? Flet ekspertja e make up-it.

Këshilla: Si të keni vetullat perfekte dhe si t’i rregulloni ato? Flet ekspertja e make up-it.

Publikuar më: 13:59 21-06-2018

Vetullat i japin formë fytyrës tuaj, ndaj është e rëndësishme t’i bëni bukur harqet. Sipas Cosmopolitan.com, Cyndle Komarovski, eskperte për make-up dhe vetullat sqaron se çfarë i bën të duken të shëmtuara vetullat tuaja dhe si t’i rregulloni.


1. Po e bëni katror fillimin e vetullës dhe kjo e bën të duket fallco. Krijoni një formë duke përdorur lapsa apo furçe të holla dhe krijoni hije të lehta. Mund të përdorni dhe një mascara ngjyrë kafe.

2. Bishti i vetullave tuaja është shumë i gjatë. Zgjatja e tepërt e bishtit krijon efektin e vetullës së rënë. Vetulla juaj natyrale mbaron në vendin ku fytyra juaj ngrihet lart dhe vëreni ku lapsi takon në kockën e vetullës, pasi pikërisht aty duhet të përfundojë dhe vetulla juaj.

3. Po e ekzagjeroni me harkun. Harqet e theksuara mund të ju bëjnë të dukeni të zemëruar ose të habitur edhe kur nuk jeni.
Ndaj nëse doni të bëni vetulla me hark mbajeni lapsin e vetullave në anë të kundërt me flegrat e hundëve dhe mbusheni vetullën diagonalisht me qendrën e syve. Më pas me furçë rregullojini për poshtë vetullat. Me një laps të lehtë bëni një çati në pjesën më të sipërme të vetullave. Më pas me furçë jepini dorën e fundit.

4. Nuk po u jepni formë vetullave. Nëse nuk keni kohë të takoni një ekspert vetullash atëherë ndiq formën e vetullave të tua (aty ku ka më shumë qime).

5. Ju shihen vende bosh. Që të mbushni vendet bosh në vetull përdorni një furçë me kënd ose përdorni një laps. Më pas grumbullojini vetullat me mascara për vetullat.

6. Po përdorni shumë shkëlqyes. Lyerja përreth vetullave me shumë shkëlqyes mund të vërë në dukje harqet tuaja. Në vend të kësaj përdorni një ton që është një ton më i lehtë se lëkura juaj.

7. I keni tejmbushur vetullat. Nëse po dilni në rrugë me vetulla shumë të errëta jo natyrale, ndaloni së bëri, pasi po dukeni komike. Përdorni një mascara vetullash kaf që të mos ju duhet të harxhoni të gjithë lapsin.

8. Nuk e rregulloni të gjithë vetullën njësoj. Nëse mendoni se keni mbaruar sapo keni bërë harkun do të përfundoni me një vetull pa rregull dhe pa lidhjes mes bishtit dhe fillimit.

9. Po përdorni ngjyrën e gabuar. Provoni disa lloje ngjyrash që i përshtaten lëkurës tuaj që të kuponi se cila është ngjyra juaj e përshtatshme.

10. Nuk e përhapni ngjyrën. Ky është një nga hapat më të rëndësishëm, pasi duket që keni krijuar harqe jo natyralë. Pasi të keni përfunduar me lapsin, mos harroni të përdorni furçën që ta shpërndani ngjyrën në të gjithë vetullën.

11. Bëni një linjë për të mbushur vetullën. Mos përdorni vetëm një produkt, për t’i dhënë shkëlqim çdo qimeje të vetullës tuaj pikërisht në drejtimin që po rriten.

12. Vetullat tuaja duken të shpërndara. Duhet t’i “mblidhni” vetullat që të mos dukeni çuditshëm. Nëse keni probleme, atëherë blini një pomade për vetulla.   

13. Po përdorni shumë produkt. Nëse vëreni se e keni kaluar masën, përdorni një furçë për të larguar masën e tepërt të make-up. 

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547