INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Këshillat e robotit avokat. Jep asistencë në 1 mijë fusha ligjore dhe falas [VIDEO]

Publikuar më: 16:48 12-07-2017

Punësimi i një avokati mund të jetë i shtrenjtë, por një robot i ri mund t'ju lejojë të merrni të njëjtat këshilla falas. DoNotPay, ose thene ndryshe mos paguaj, është një robot që ka ndihmuar njerëzit që të kontestojnë rreth 160,000 bileta parkimi që nga viti 2015. Por këtë muaj kapacitetet e tij janë zgjeruar edhe në çështje të tjera. Tani, avokati robot mund t'i ndihmojë përdoruesit të trajtojnë çështje në 1,000 fusha ligjore që mbulojnë të drejtat e konsumatorit dhe të vendit të punës dhe gjithçka është falas.  DoNotPay u krijua nga Joshua Browder, një student i Universitetit Stanford në vitin 2015 për të apeluar biletat e parkimit. Vitin e kaluar ai e përmirësoi robotin për të dhënë këshilla për njerëzit e pastrehë në Britani të Madhe. DoNotPay mund të ofrojë këshilla për të drejtat e konsumatorit dhe vendin e punës për njerëzit në SHBA dhe Britani të Madhe, përfshirë ngacmimet në punë, ose pretendimet për reklamat mashtruese. Browder tha se zgjerimi  i gamës së çështjeve lidhet kryesisht me të drejtat e konsumatorit, nga luftimi i qiradhënësit tuaj për të marrë një rimbursim  deri te rasti kur një produkt apo diçka që keni porsitur nuk është dorëzuar në kohë.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443