INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin më të lartë në histori [VIDEO]

Publikuar më: 09:14 30-12-2016

Pas një senace maratonë në Këshill Bashkiak i Tiranës ka mirtuar dhe buxhetin e 2017 dhe paketën fiskale. Buxheti rezulton më i larti deri më tani dhe është parashikuar të jetë rreth 15.3 miliardë lekë, rreth 2.9 miliard lekë më shumë se këtë vit.
Ai kaloi vetëm me votat e të majtëve. Ndërsa këshilltarët e djathtë kanë qenë kundër me argumentin se duhet të ulen taksat me 30%.

Më herët LSI propozoi disa investime që duhen parashikuar në buxhet.

“Ngritja e një thertoreje publike në qytetin e Tiranës, ngritja e tregut të gjësë së gjallë, ky është një treg i domosdoshëm”, tha Shezai Rrokaj
Propozimet e LSI u pranuan dhe më pas buxheti i 2017 u miratua së bashku me votat e PDIU-së.
Në senacën që zgjati të paktën 13 orë u mirtua dhe plani urbanistik “Tirana 030”, të cilin opozita nuk e voto sërisht.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389