INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Këshilli Bashkiak merr vendime të rëndësishme, jashtë dyerve mbahet protestë[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:24 15-11-2018

Me qindra familjeve në kryqytet do t’ju paguhet bonusi i qerasë nga pushteti vendor, po kështu dhe fëmijëve të famijeve në nevojë do t’u kompensohen paratë e ushqimeve në shkollat ku ka nisur projekti: Ti bëjmë detyrat e shtëpisë në klasë”. Këto ishin vendimet kryesore që u morrën në mbledhje e Këshilli Bashkiak në Tiranë.

Mbledhja u bë pa praninë e këshilltarëve të opozitës për shkak se ata kanë qëndruar jashtë me banorët e zonës së Astirit që protestën e radhës e mbajtën para Bashkisë.

Për projektin e Unazës së madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, ndërsa 123 janë me vërtetime pronësie. Por banorët kundërshtojnë vendimin dhe kërkojnë kompensim të plotë, kurse bashkia ka ofruar 3 vite bonus qiraje për ata që nuk kanë dokumentacion dhe është shprehur e vendosur për të vijuar projektin.

prot.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941