INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilli Bashkiak në Tiranë ndryshime në linjat e transportit urban. Ja cilat janë…

Këshilli Bashkiak në Tiranë ndryshime në linjat e transportit urban. Ja cilat janë…

Publikuar më: 15:50 23-05-2016

Bashkia e Tiranës vendos të shtojë disa stacione të reja, për linjat më të frekuentuara të urbanëve, si "Unaza", "Tirana e re" dhe "Kombinat - Kinostudio". Gjithashtu janë shtuar dhe disa linja të reja që nuk kanë qënë më parë, si ajo “Selitë - Kristal - Qëndër - ish Stacioni Trenit - Allias”, “Sauk - Kopshti Zoologjik - Ish St.Trenit” ndërsa ajo e “Kasharit” do operojë në zonë e unazës, rreth zonës së Kasharit, një tjetër linjë e re do të jetë dhe ajo nga Ish-stacioni i Treni t- Sauk-Senatorium.

Gjithashtu do të bashkohet dhe linja ish - Kombinati i Autotraktorëve - Institut, ajo e “Laprakës” do të funksionojë në formë unazore deri tek Ish Kombinatit, do zgjerohet Linja “Qyteti Studenti-Jordan Misja” dhe do t’i shtohen stacionet.
Ndërsa Linja “Procelan” do të ketë një shtrirje deri në Linzë, linjës “Uzina Dinamo - Sharrë” do ti ndryshojnë stacionet.
Edhe Linjës “Kombinat - Kinostudio” do t’i ndryshojë numri i stacioneve Bashkia e Tiranës propozon ndryshimin e linjave të urbanëve.

Këto vendimi priten të miratohen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe argumenti se përse bëhën këto ndryshime lidhet me faktin e rritjes së numrit të popullsisë në kryeqytet.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109