INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilli i Europës reagon për Velieren, lajmin e bën të ditur ambientalisti i njohur  [FOTO]

Këshilli i Europës reagon për Velieren, lajmin e bën të ditur ambientalisti i njohur [FOTO]

Publikuar më: 19:54 14-03-2017

Qytetarët e Durrësit të mbështetur nga shoqëria civile prej ditësh kanë protestuar për punimet pranë Kullës Veneciane, në vendin ku po zbatohet projekti për ndërtimin e Velieres. Ata janë shprehur të indinjuar pasi ky ndërtim po shkatërron rrënojat arkeologjike të qytetit, pasi muri rrethues i qytetit antik, ndërtim i shekullit të V para erës sonë, kalon pikërisht në vendin ku po zhvillohen punimet.

Ndërkohë Sazan Guri ka dhënë një lajm të rëndësishëm lidhur me këtë padrejtësi që po i bëhet qytetit të Durrësit. Ai ka treguar me anë të një statusi në Facebook, se Këshilli i Europës do të mblidhet me 16 mars, për Velierën Durrës pas letrës së marrë nga shoqëria civile. 

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217