INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilli i FIFA-s: Të pranohet Kosova në organizmat tona dhe të marrë pjesë në kualifikueset e Botërorit

Këshilli i FIFA-s: Të pranohet Kosova në organizmat tona dhe të marrë pjesë në kualifikueset e Botërorit

Publikuar më: 20:03 10-05-2016

Në takimin e parë  të kongresit të 66-të të FIFA-s në qytetin e Meksikos, Këshilli i FIFA-s ka rënë dakord për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të futur në agjendën kërkesën e Gjibraltarit dhe Kosovës për anëtarësim në FIFA.

Në përputhje me statutin e FIFA-s dhe në bazë të rekomandimit të CAS-it, Këshilli i FIFA-s i kërkojë Kongresit që të pranojë Kosovën dhe Gjibraltarin si anëtarë të 210 dhe 211 të FIFA-s.

Po ashtu u kërkua që në qoftë se këto dy shtete pranohen në FIFA në Kongresin e Meksikës, të kenë të drejtë pjesëmarrje në kualifikimet për botërorin e vitit 2018, që mbahet në Rusi.

Article Logic
Execution time: 0.0046761035919189