INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilli Mbikëqyrës së BSH, HABIT Edi Rama. Propozon Ridvan Boden dhe...

Këshilli Mbikëqyrës së BSH, HABIT Edi Rama. Propozon Ridvan Boden dhe...

Publikuar më: 12:39 24-11-2018

Kryeministri Edi Rama ka propozuar 3 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ata janë tre emra të njohur, një prej tyre ish-ministër i Financave në qeverinë “Berisha”.

Kryeministri propozoi Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Me vendimin e sotëm Qeveria i dërgoi në Kuvend 3 emra për anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Emrat e tjerë janë Suela Popa dhe Edlira Luçi.

Ata janë përzgjedhur nga një listë prej 38 aplikantësh. Anëtarët e këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Ridvan Bode ka qenë ish ministër i Financave dhe ish deputet i PD-së, ndërsa Suela Popa është gruaja e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551