INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilli Kombëtar i PD, Basha: Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha...

Këshilli Kombëtar i PD, Basha: Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha...

Publikuar më: 11:40 19-01-2019

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë me dije se do përcaktohet dita e nisjes së aksionit opozitar për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“E para është diskutimi dhe miratimi për nisjen e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës.

Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërisë tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës.
Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dekriminalizmi i zgjedhjeve është objektivi parësor për të ardhmen e vendit. ndërkohë që zgjedhjet lokale afrojnë, qeverisja kontrollohet totalisht nga krimi ndaj Edi Rama refuzoi propozimin për vettingun në politikë. Këtë vit Shqipëria rrezikon seriozisht mosmarrjen e statusit në verë”, deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494