INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilltari për sigurinë në SHBA, kritikon Sirinë për përdorim të armëve kimike

Këshilltari për sigurinë në SHBA, kritikon Sirinë për përdorim të armëve kimike

Publikuar më: 16:22 05-01-2019

Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Bolton i tërheq vërejtje qeverisë siriane që të mos e shohë tërheqjen e trupave amerikane si mundësi për të përdorur armët kimike.

Njoftimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria e ka dhënë presidenti amerikan, Trump ndërsa shumë shtete aleate u befasuan nga ndryshimi i papritur i politikës amerikane.
“Nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e SHBA-së kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi sirian dhe çdo përdorim i mundshëm i tyre do ta merrte kundërpërgjigjen tonë të fuqishme, siç ka ndodhur dy herë më parë”, u tha Bolton gazetarëve në aeroplan, pak para se të arrinte në Tel Aviv.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bombarduar Sirinë dy herë për shkak të përdorimit të armëve kimike kundër civilëve.
“Më shumë se 500 mijë persona kanë vdekur në luftën e Sirisë dhe 11 milionë banorë janë detyruar të zhvendosen nga shteti, shkruan “Reuters”.

Article Logic
Execution time: 0.0022251605987549