Jo gjithmonë tentativat e para janë ato të duhurat për një artist. Shpeshherë mjafton një këngë e vetme, për t'u kthyer menjëherë në 'star'.
I tillë është edhe rasti i Majk, djalit të talentuar i cili vitin e kaluar pushtoi playlistat shqiptare me hitin e tij "Sjena Mo". Duke e vazhduar më tej karrierën e tij me hitin e nxjerrë këtë vit, atë me titull "Dashni". Do thoni ju, po këto janë gjëra që i dinim. E vërtetë, ajo që nuk dinim ose më saktë e kishim harruar është një ndër këngët e para të Majk në bashkëpunim me artisten Nora Istrefi, me titull "Ka Je". U desh të na e kujtonte sot Fatma jonë gjatë Fun Day, që të sillnim në memorie Majkun jo me aq shumë mjekër dhe stil, të para 5 viteve. Nëse jeni edhe ju kurioz po aq sa ne, shihni videon më poshtë. Ps: Duhet thënë se faktorin X e ka pasur që atëherë!