Taylor Swift dhe Calvin Harris nuk hezituar dhe kanë postuar sërish një tjetër foto së bashku.
Këtë rradhë bëhet fjalë për një fotografi të shkrepur gjatë kohës që ata shijonin pushimet e tyre tropikale. Hitbërsja e “Shake It Off” dhe Dj skocez kanë festuar kështu edhe 1-vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë. Te dy yjet e muzikës kanë postuar në Instagram foto nga pushimet, por gjithashtu edhe një video teksa Taylor hidhej nga një trampolinë. Në xhirimin e shkurtër degjohet zëri i Swift teksa i kërkon pak vëmendje të dashurit të saj, i cili me sa duket po e regjistronte duke memorizuar kështu një nga momentet më të bukura të pushimeve të tyre!