Këngëtarja Era Istrefi përveç të tjerash është dalluar edhe për look-un kameleon.
Flokët e saj i kemi parë të verdhë, rozë dhe tani...gri. Por ajo që na bën përshtypje është shprehja të cilën këngëtarja ka vënë krah fotos. “Gri, si ngjyra e përkohshme e zemrës sime”, thotë ajo. Pas kësaj, fansat kanë vërshuar me komente "bamirëse" për ta ngjyrosur zemrën e këngëtares në të kuqe. Megjithatë, me siguri kjo është kalimtare sepse Era është me fat që është e rrethuar nga shumë dashuri.