Shumë persona nuk mund t’i kontrollojnë dot ndjenjat e tyre dhe si rezultat i kësaj, bëhen të paduruar dhe bëhen shumë shpejt me nerva. Mirëpo jo të gjithë nervozohen njësoj dhe e shprehin inatin në të njejtën mënyrë. Ka nga ata që thyejnë pjatat, ka nga atë që e mbajnë të gjithë inatin brenda, por edhe nga ata që mërziten dhe nuk të flasin për një kohë të gjatë. Inati dhe acarimi i çdo njeriu varet nga lloji i karakterit të tij, por edhe nga shenja e horoskopit. Hidhini një sy se si e shprehin inatin 12 shenjat e horoskopit.
Dashi mërzitet dhe qetësohet për 10 minuta. Nuk fillojnë zënkat, por dinë si t’I përfundojnë ato. Një dash fal gjithashtu shumë shpejt.
Demi e ka të vështirë të mërzitet, por nëse e kaloni kufirin më mirë të hapni rrugë. Mungesa e drejtësisë dhe besnikërisë bën një dem të nevrikoset.
Binjakët janë të paparashikueshëm kur nxehen. Përdorin fjalë të rënda, e të fyejnë pa dashur.
Gaforret mërziten në qetësi dhe nuk shpërthejnë, por kjo nuk do të thotë që harrojnë lehtë.
Luani do t’ju thotë menjëherë nëse ju e mërzisni atë. Janë pak të ashpër kur debatojnë, por I harrojnë shumë shpejt zënkat.
Virgjëresha nuk nxehtë lehtë e njësoj si gaforrja e kalon në heshtje, pasi I urren përballjet.
Peshoret janë ruajtësit e paqes . U shmangen konflikteve, thonë çfarë kanë për të thënë dhe e lën me aq.
Akrepit i dallohet inati në sy. Mund të rrinë në qetësi, por po shpërthyen kini kujdes.
Shigjetarët nuk nxehen lehtë dhe nuk do I shihni shumë shpesh të mërzitur. Kur janë të tillë priren të jenë sarkastik.
Bricjapët i mbajnë të fshehura emocionet e tyre, e inati nuk bën përjashtim. Nuk e humbasin lehtë kontrollin dhe nuk mbajnë inat.
Ujori i urren zënkat dhe më mirë heq dorë nga një njeri që e mërzit sesa të përballet me të. I kalojnë gjërat shpejt.
Peshqit nëse kanë të mbledhura inate të vjetra, do të shpërthejnë. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk e keni mërzitur ndonjëherë, mos u shqetësoni sepse dhe peshqit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.