Madonna është parë të mërkurën duke lënë zyrën e një mjeku në Londër, Angli teksa mbante në gojë një biskotë.
57 vjeçarja ishte përpjekur të qëndronte brenda kornizave të stilit të saj casual, e veshur me një pale tuta gri, një bluzë sportive me kapuç dhe një palë syze të errëta dielli. Më pas, këngëtarja përdori Instagramin për të hedhur një foto të vjetër të saj, kur ishte shtatzënë me vajzën e madhe Lourdes Leon.
“Shatzënia me Lolën e ka ndritur të ardhmen time. Takimi im i parë me një tjetër zemër rebele”, shkroi ajo përbri fotos.
Këto shtuan supozimet se Madonna dëshironte edhe një fëmijë tjetër, por ka qenë vetë kjo e fundit që ka ironizuar këto fjalë ku krah fotos me biskotë shkroi: “Ndonjëherë një biskotë është thjesht një biskotë”.