Ajo shquhet si për zërin e saj potent po ashtu dhe për stilin mjaft modern dhe ektravagant.
Besa Kokëdhima duket se do të rikthehet fuqishëm me një projekt të ri muzikor.
Nëpërmjet disa postimeve në Instagram për ndjekësit e saj,këngëtarja ka lënë të kuptohet se titulli i këngës do të jetë “Amor”.
Teksa ka pozuar buzë një pishine me rroba plazhi jeshile, mund të themi se Besa duket si një sirenë e vërtetë.
Ndoshta do të jetë ky koncepti që do të përdorë në klipin e saj më të ri, të cilin sigurisht që e presim me padurim!