Moderatori iu ka dhuruar ndjekësve të tij sot një foto jo dhe aq simpatike.
Herë pas here Ermal Mamaqi në faqen e tij të Instagram dhuron të qeshura pa fund me postimet me përmbajtje humoristike. Ndërsa sot ai ka zgjedhur t’iu thotë “mirëmëngjes”” me një foto të tijën në të cilën duket që është tek dentisti dhe po rregullon dhëmbët. Ashtu siç kanë bërë edhe një pjesë e mirë e vipa-ve shqiptarë, edhe Ermali ka vendosur t’i zëvëndësojë dhëmbët e tij me të tjera të reja. Kjo është një proçedurë mjaft e shtrenjtë të cilën Ermali po ia bën dhuratë vetes. Ashtu siç është, ai i madje iu kërkon ndjekësve t’i dhurojnë një puthje por ashtu besojmë se edhe Ami do ta mendonte dy herë.