Dy transfertat e reja të Milanit, Franck Kessie dhe Leonardo Bonucci kanë bërë paqe. Klubi kuqezi ka konfirmuar gjetjen e akordit se cili prej dy futbollistëve do të mbajë mbi shpinë numrin 19.
Sigurisht që mesfushori nga Bregu i Fildishtë është pajtuar që t'i jap Bonuccit fanellën me numrin “19”, ndërsa për këtë gjest klubi kuqezi e ka falënderuar Kessien.