INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta janë bashkëshortët e Reis Çiço, Mimi Kodhelit dhe Zana Çelës [FOTO]

Këta janë bashkëshortët e Reis Çiço, Mimi Kodhelit dhe Zana Çelës [FOTO]

Publikuar më: 20:22 28-07-2017

Gjenerata e re e personazheve publikë janë të hapur dhe të dukshëm për shkak të rrjeteve sociale. Ne dimë shumë për ta, shumicës ua njohim edhe partnerët edhe pse nuk kanë të bëjnë me televizionin. Kurse gjenerata e më të vjetërve janë më të mbyllur më konservatorë e fanatikë për jetën private. Ne e shohim Reis Çiçon çdo natë në ekran, kemi kaq vite që e njohim, por bashkëshorten e tij s’e kemi parë kurrë. Po aq shumë vite kemi që njohim edhe Zana Çelën dhe Mimi Kodhelin. Për shkak të profesionit janë shumë shpesh të pranishme në ekran, por shumë pak ka folur Zana Çela për jetën e saj e akoma më pak Mimi, veç raste intervistash ekskluzive. Ne po ju njohim me bashkëshortët e zonjave dhe me bashkëshorten e Reis Çiços.

zana.jpg

Zana Çelën e njohim të gjithë. Ka kaq vite në ekran, në skenë e së fundmi drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit për herë të dytë. Bashkëshorti saj quhet Arben Rama dhe nuk ka asnjë fije lidhje me artin e aq më pak me ekranin. Sepse ai është diplomat dhe nuk i pëlqen dukja. Ata kanë 30 vjet bashkë dhe janë njohur në Ministrinë e Jashtme, ku ai ishte ende stazhier, kurse Zana gazetare që trokiti në dyert e ministrisë për të marrë informacion për një projekt të sajin. Kaq u desh që ata të pëlqeheshin, njiheshin, dashuroheshin e të vendosnin të kalonin bashkë një jetë të gjatë, që u zbukurua edhe më me ardhjen e djalit të tyre të vetëm. Që atëherë e deri tani, Zana dhe Beni janë një nga çiftet që u kanë rezistuar të gjithave.

mimi-1-1.jpg

Kurse ky është bashkëshorti i Mimi Kodhelit. Quhet Lekë, djali i piktorit të njohur Kel Kodheli. Ata janë njohur kur ajo ishte 22 vjeçe dhe kanë bashkë 31 vjet. Duken kaq shumë për ne por me siguri shumë pak për ta. Nga martesa e tyre ka ardhur në jetë një djalë, Mikeli, 27 vjeç.

reiz-cico.jpg

Reis Çiço dhe Teuta janë njohur kur ishin ende studentë, ai për gjuhë-letërsi e ajo për mjekësi. Derisa lidhja e tyre u kurorëzua me martesë nuk ishte aspak e lehtë. Herën e parë sepse ajo ishte vajzë Blloku e ai jo nga familje e sërës së saj. E herën e dytë sepse babai i saj u bë armik i popullit. Por si përherë dashuria e gjen rrugën. Edhe në këtë rast nuk mund të ndodhte ndryshe. Reisi dhe Teuta u martuan lindën një djalë dhe jetojnë të lumtur sot e kësaj dite.

Article Logic
Execution time: 0.0034241676330566