Me 20 janar, presidenti i ri amerikan, Donald Trump do të marrë zyrtarisht detyrën pasi të bëjë betimin në Washington. Mirëpo përpos shumë personaliteteve nga e gjithë bota që do të marrin pjesë në ceremoni, mes tyre do të ketë edhe disa politikanë shqiptarë.
Mësohet se ka marrë ftesë kreu i PD-së, Lulzim Basha, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, deputeti “kaubojs”, Eduard Ndocaj dhe deputeti i PS Pandeli Majko, i cili është njëherësh edhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA.