INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta janë të parët që mbërrijnë në selinë e Kuvendit për takimin me Metën, pse mungon Rama?

Këta janë të parët që mbërrijnë në selinë e Kuvendit për takimin me Metën, pse mungon Rama?

Publikuar më: 17:54 26-04-2017

Kreu i LSI Ilir Meta bën një lëvizje të papritur politike duke thirrur në një takim të gjitha partitë parlamentare në selinë e Kuvendit. Menjëherë kanë mbërritur të parët politikanë në zyrën e Metës ndërsa mbeten edhe 10 minuta nga fillimi zyrtar i takimit.

Në selinë e Kuvendit është futur Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla nga PS, Luan Rama nga LSI dhe Shpëtim Idrizi e Mesila Doda nga PDIU. Mësohet se kryeministri Rama nuk do jetë i pranishëm pasi ndodhet në një vizitë në Korçë.

Basha dhe aleatët e tij ende nuk i janë përgjigjur kësaj ftese. Ata janë duke zhvilluar një takim në selinë e PD ku pritet të dalin edhe me vendimin nëse do i bashkohen apo jo tryezës së Metës me parlamentarët.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625