Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e shumëpritur me Milanin dhe djemtë e saj nuk e kanë lënë vetëm Shkëndijën. Përveç “Ballistëve” që janë të shumtë në numër nuk kanë munguar as emrat e njohur të artit dhe sportit shqiptar. Në rrjetet sociale dhe mediat online janë postuar shumë video dhe fotografit ku shihet se në përkrahje të kuqezinjve në qytetin e Milanos kanë udhëtuar, pronari i ndërmarrjes “Ecolog”, Lazim Destani, ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, këngëtari Mc Kresha, Lyrical Son, aktori Xhevdet Jashari, por nuk mund të mungonte edhe aktori nga Tetova, Blerim Destani. I pranishëm në këtë drekë ishte edhe djali i kryetarit të Kosovës Hashim Thaçit.
Ndeshja Milan – Shkëndija e vlefshme për “play offin” e Ligës së Europës zhvillohet sonte në ora 20:45 minuta.