INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta janë VIP-at SHQIPTARË që kontribuan për të prekurit nga tërmeti!

Këta janë VIP-at SHQIPTARË që kontribuan për të prekurit nga tërmeti!

Publikuar më: 20:29 02-12-2019

Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor shkaktoi 51 viktima dhe shumë ndërtesa u shkatërruan. Si pasojë shumë familje kanë mbetur pa shtëpi, por si asnjëherë më parë shqiptarët janë solidarizuar me njëri-tjetrin. Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e famshëm që janë treguar të gatshëm jo vetëm për t’u dhënë zemër familjeve të prekura, por edhe për t’i ndihmuar ta kalojnë këtë situatë duke dhënë ndihma nga më të voglat, e deri te rindërtimi i shtëpive të tyre. Kush ishin këta personazhe të famshëm që e bënë publik kontributin e tyre?


Rita Ora – Do të rindërtojë shtëpinë e familjes Sala në fshatin Pinar.

Dua Lipa – Fitimet që do të vijnë nga këngët e saj të reja do të shkojnë të gjitha për familjet e prekura nga tërmeti.

Bebe Rexha – Do të rindërtojë shtëpitë e dy familjeve. Sot vizitoi në Bubq familjen Musa, së cilës do t’i rindërtojë banesën.

Mario Dedivanovic – Dhuroi një sasi parash në ndihmë të familjeve të prekura.

Noizy – Noizy kontribuoi duke gatuar personalisht dhe duke siguruar ndihma për familjet e prekura.

Genc Prelvukaj – Hapi dyert e shtëpisë së tij në Mal të Zi për të strehuar dy familje.

Albani dhe Miriami - Kanë preferuar të jenë më diskretë, por kanë dhënë ndihmën e tyre për familjet në Durrës.

Capital T – U nis menjëherë me ndihma drejt Shqipërisë dhe mori me vete njerëz për t’i strehuar.

Bes Kallaku – Shkoi në Bubq, vendlindjen e tij, për të ndihmuar dhe për t’u qëndruar pranë familjeve të prekura + 5 milion lekë të vjetra

Ermal Fejzullahu – Ka dhuruar 100 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti.

Mozzik – Së bashku me ‘Fundjavë Ndryshe’ Mozzik arriti të mblidhte më shumë se 1.5 milionë dollarë.

Angela Martini – Ka krijuar një llogari në Go Fund Me dhe ka mbledhur deri më tani 23 mijë dollarë. Po ashtu, ajo ka premtuar t’i rindërtojë shtëpinë një prej familjeve.

Ledri Vula – U tregua i gatshëm për të strehuar disa njerëz në rezidencën e tij.

Gjiko – Edhe Gjiko është treguar i gatshëm për të strehuar një numër të madh njerëzish.

Ermal Meta – Edhe Ermal Meta i është shtuar listës së artistëve që kanë marrë përsipër t’i rindërtojnë shtëpinë një familjeje të prekur nga tërmeti.

Stresi – Stresi i ka vizituar vazhdimisht disa familje të prekura nga tërmeti dhe u ka dhënë shpesh ndihma, si rroba dhe ushqime. Ai, po ashtu, ka marrë përsipër rindërtimin e shtëpisë së një familjeje në fshatin Marikaj.

Morena Taraku – Ka treguar gatishmëri për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti me rroba dhe ushqime.

Gena – Ka dhuruar 15 milionë lekë të vjetra.

Albi Nako dhe Kledi Kadiu – Workshopi i planifikuar i balerinëve u shty për datën 3 dhjetor për shkak të tërmetit, por të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga ai do të shkojnë për të prekurit.

Ardit Gjebrea dhe “Kënga Magjike” këtë vit do të rindërtojnë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë.

Ronela Hajati – Ka deklaruar se një pjesë e parave të koncertit të Pavarësisë në Gjermani, si dhe një kontribut i saj do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Unikkatil- Një pjesë të të ardhurave të koncertit të tij në Zvicër /Revistaclass

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441