INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta prindër meritojnë një medalje ari! Shikoni si e mbështesin vajzën në Rio 2016 [VIDEO]

Këta prindër meritojnë një medalje ari! Shikoni si e mbështesin vajzën në Rio 2016 [VIDEO]

Publikuar më: 11:04 09-08-2016

Lynn dhe Rick Raisman janë prindërit e gjimnastes amerikane Alexandra Raisman që kanë rrëmbyer zemrat e gjithë prindërve të tjerë në botë.

Kjo për faktin se në internet po qarkullon një video e tyre e kapur në momentin kur e bija ishte duke bërë numrin e saj në gjimnastikë. Ata për pak sekonda i kanë përjetuar të gjitha ndjesitë, ankthin, stresin dhe në fund gëzimin pasi Alexandra jo vetëm që e kaloi me sukses akrobacinë e saj por edhe është kualifikuar për në finale. Gjithsesi para imazhit që kanë përcjellë prindërit e saj, ajo “nuk meriton” asgjë. Medaljen e vërtetë duhet ta marrin ata për prindërimin më të mirë gjatë lojërave olimpike.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334