INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë fundjavë s’ka kufizime! Por çfarë lejohet të hapet pas 1 qershorit dhe çfarë jo!

Këtë fundjavë s’ka kufizime! Por çfarë lejohet të hapet pas 1 qershorit dhe çfarë jo!

Publikuar më: 18:27 29-05-2020

Pavarësisht se shifrat e COVID-19 në vendin tonë kanë qenë goxha frikësuese në javën e fundit, ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijohet normalisht me fazën e dytë të rihapjes që lejon lirinë e lëvizjes.

Së pari, këtë fundjavë, do të hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset, por edhe këtë fundjavë nuk do të lejohet lëvizja e rezidentëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën.


Nga data 1 qershor do të lejohet lëvizja e qytetarëve e automjeteve në të gjithë territorin e vendit.

Gjithashtu do të hapen çerdhet dhe kopshtet, duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar.


Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit.

“Masa e vendosjes së karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu.

Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt.

“Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posatcme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhëe dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet”, tha Manastirliu.

Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496