INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë herë Dojna kapet me ndjekësin nëpër komente dhe s’ia përtoi përgjigjen! “Mos u nxeh, e di që e ke për bukë!”

Këtë herë Dojna kapet me ndjekësin nëpër komente dhe s’ia përtoi përgjigjen! “Mos u nxeh, e di që e ke për bukë!”

Publikuar më: 10:30 29-10-2020

Nuk e dimë se si i keni ju marrëdhëniet me librat, por Dojna Mema i ka shumë të mira dhe me atë rast ka ndarë edhe disa sugjerime me ndjekësit.

Moderatorja e njohur ka postuar disa prej librave të saj të preferuar që përfshijnë: George Orwell- 1984, Ray Bradbury- Fahrenheit 451, Oriana Fallaci- Një burrë, Oscar Wilde- Portreti i Dorian Greit, Charles Bukowski- Femrat, Jean Paul Sartre- Muri, Dino Buzzati- Kryeveprat, Hermann Hesse- Ujku i Stepës, Perëndia e Mizave- William Golding.


Mirëpo, jo të gjithë janë kaq dashamirës sa t’i kuptojnë sugjerimet dhe këshillat dhe njëri prej tyre ishte edhe në profilin e Dojnës. Komentuesi i ka shkruar “Sa kishin libra nga ata që vizitove ti?” dhe nuk ka kaluar pa marrë një përgjigje nga Dojna.

“Ja rasti konkret kur një grua s’i ka kushtuar rëndësi asaj thënies më sipër dhe lind një tek neuronesh si ti.”- ka shkruar moderatorja

20201029_084749.jpg

Nëse po pyesnit se për cilën thënie e ka llafin Dojna, ja ku e keni:

 

20201029_084700.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003389835357666