INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë javë Europa pritet të ''digjet''! Po Shqipëria?

Këtë javë Europa pritet të ''digjet''! Po Shqipëria?

Publikuar më: 08:37 22-07-2019

Kjo javë nisi me temperatura të larta. Teksa sinoptikanët europianë kanë lajmërua se pritet një valë e të nxehtit afrikan edhe vendi ynë nuk do bëjë përjashtim. Gjithësesi tek ne ndryshe nga shtetet e tjera si Franca apo Spanja që do të përballen me temperatura mbi 40 gradë, termometri s’do shënojë më shumë se 40 gradë celcius. Ditët me mot ekstrem do të jenë më prezente në mes të javës.

Ndërsa dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e nxehtë dhe pa rreshje shiu.

Ekziston mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve.
Këtë të hënë temperaturat do të zbresin deri në 18 gradë celsius në vendet malore, kurse maksimalja do të jetë deri në 32 gradë në bregdet.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541