Është një nga artistet më të njohura për faktin se këngët e saj shpesh janë kthyer në hite të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.
Dafina Zeqiri po ashtu është e komentuar dhe e pëlqyer nga fansat për lukun në performancat e saj duke i dhënë luksin këngëtares që të ketë një stil unikal.
Ajo vitet e fundit është shpërngulur në Amerikë ku po punon drejt realizimit të ëndrrës së saj.
Po ashtu, këngëtarja është shumë e lumtur pranë të dashurin të saj Jose, të cilin ashtu si edhe shumë Vip-a, Dafi ka preferuar ta ruajë si sekret nga jeta private dhe nuk preferon ta ekspozojë në rrjete sociale.
Ndoshta mund ti keni parë në ndonjë foto të dy por si në këtë video të fundit që po qarkullon në Instagram vështirë se e keni parë Dafina Zeqirin dhe të dashurin e saj.
Këngëtarja shfaqet e ulur në prehrin e të dashurit të saj dhe duket shumë e lumtur.
Bravo Dafi, ku ka më mirë se përveç artit të kesh edhe një partner që të ngrohë shpirtin.