Po tani çfarë? Edhe transplanni i kokës u arrit të bëhej! Shkencëtarët kanë arritur të bëjnë transplanto koke nga një trup në një trup tjetër.
Ky transplant është bërë tek një kufomë por shkencëtarët tani thonë se janë gati që ta aplikojnë edhe tek njerëzit e gjallë.
Kirurgu Sergio Canavero mori famë nga puna e tij si personi i parë që po përpiqej të realizonte një transplant koke. Suksesi i fundit në një kufomë tregon se teknikat e reja për të rilidhur shtyllën kurrizore, nervat dhe enët e gjakut funksionojnë dhe do t’i lejojnë dy pjesët e trupave të jetojnë bashkë. Canavero gjithashtu thotë se operacioni mund të arrihet në 18 orë.
Që tani, Canavero ka pacientin e tij të parë. I riu rus Valery Spiridinov pranoi që pas vdekjes, koka e tij të ngrihej dhe më pas të transplantohej në trupin e një dhuruesi, shkruan the independent.
“Transplanti i parë njerëzor në një kadavër u realizua. Hapi tjetër është bashkimi i një koke të shëndetshme që ka jetuar në një trup të sëmurë, me një trup të shëndetshëm që vdiq nga shkaqe natyrale.”
Diku në botë, dikush vdes dhe trupin e organet ia dhuron atyre që kanë nevojë. Koka e personit të parë dhe trupi i të dytit bashkohen dhe formojnë një njeri të ri (ndoshta). Kështu supozohet që të arrihet ky lloj transplanti në ditët e sotme.