Ata të dy janë një ndër çiftet më simpatikë në showbizz.
Pavarësisht kohës që kalon, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj vazhdojnë të na bëjnë të besojmë se dashuria e vërtetë ende ekziston. Megjithatë, ashtu si në çdo marrëdhënie, edhe ata kanë ato momentet e tyre delikate. Këtë herë Miriam ndihet paksa “e lënë pas dore” teksa ndodhet me Albanin në studio dhe ai ia kushton të gjithë vëmëndjen muzikës. Miriamit nuk i mbetet tjetër veçse të bëjë një selfie dhe të na tregojë sa serioz bëhet bashkëshorti i saj kur bëhet njësh me muzikën.