INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë nuk e prisnim nga Tyga! Po Kylie Jenner çfarë do të mendoj tani?[FOTO]

Këtë nuk e prisnim nga Tyga! Po Kylie Jenner çfarë do të mendoj tani?[FOTO]

Publikuar më: 11:58 28-03-2018

Thashethemi se ish partneri i Kylie Jenner, reperi Tyga është babai i vogëlushes Stormi shkaktoi goxha debat në rrjet dhe mediet rozë shkruan shumë për këtë ngjarje.

Ndonëse Kylie Jenner e vërtetoi edhe me çertifikatën e lindjes se babai i vërtet i Stormit është partneri i saj aktual Travis Scott, përsëri dyshimeve nuk u arrit ti jepej fund.

Kujtojmë se Kylie dhe Tyga qëndruar në një lidhje për disa vite dhe i dhanë fund raportit të tyre në prill të vitit 2017.

Mesa duket për këtë debat ka ardhur koha që të gjitha dyshimet dhe thashethemet të heshtin dhe kjo e thënë përpos reagimit të fundit të reperit Tyga në Twitter.

“Unë nuk kam thënë asgjë përsa i përket fëmijëve të dikujt tjetër apo të përfshihem në situata familjare të cilat nuk më përkasin dhe nuk do ta bëj kurrë. Ju lutem boll përhapët histori të trilluara dhe të sulmoni familjet e njerëzve. Nuk kam të bëjë fare me asnjërin prej tyre. Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë në paqe”, shkruan Tyga në reagimin e tij.

Epo më në fund Tyga e tha troç! Kushedi sa do të jenë lodhur fansat duke u marrë me këtë çështje.

sdf23.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0043621063232422