Më herët Kristiano Ronaldo postoi një foto ku qëndronte ulur në divan bashkë më të dashurën e tij Georgina Rodriguez. Ronaldo i kishte vënë dorën të barku të dashurës, duke hedhur dyshimet për një shtatzëni të saj.
Mirëpo, tashmë gjithçka është konfirmuar. Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të Ronaldos në Korsikë me të dashurën, ku duket barku i rrumbullakosur.
Mësohet se Georgina Rodriguez është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe po pret binjakë.
Ronaldo dhe modelja janë në lidhje prej kohësh dhe së shpejt ata do të bëhen edhe prindër të dy fëmijëve. Çifti ka bërë pak ditë pushime, para finales së Ligës së Kampionëve që do të mbahet të shtunën.
Ronaldo ka edhe një djalë, Kristiano Jr. I cili është rritur nga vetë futbollisti dhe nuk ka bërë kurrë publik emrin e nënës surrogate të vogëlushit.