INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë pasdite mbyllet fushata e PS në Kavajë. Çfarë lajmërohet…

Këtë pasdite mbyllet fushata e PS në Kavajë. Çfarë lajmërohet…

Publikuar më: 14:01 05-05-2017

Partia Socialiste mbylljen e fushatës në Kavajë ka menduar ta bëjë ndryshe. Aty këtë pasditë do të zhvillohet një festë me të rinjtë e Kavajës.
Pritet që një numër i madh i përfaqësuesve të PS të marrin pjesë sot në këtë aktivitet, ku do të kërkohet vota për kandidatin e majtë Klodjan Shehi.
Në aktivitete pritet të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministra të kabinetit si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.
PS, të djelë thuhet se nuk do të ketë shumë përfaqësues të saj dhe do të qëndrojë vetëm Ministri i Financave, Ahmetaj me sa duket që të shmanget kështu prezencën e përfaqësuesve të lartë të saj ditën e zgjedhjeve, pasi pritet që atë ditë, opozita ka lajmëruar një protestë të madhe. Për Bashkinë e Kavajës, Partia Socialiste kandidon nënkryetarin në detyrë të bashkisë, Klodjan Shehi, ndërsa opozita nuk është bërë pjesë e këtij procesi. Për Kavajën kandidon edhe i pavaruri Maksim Kona.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551