INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë program duhet ta çinstaloni menjëherë nga kompjuteri juaj

Këtë program duhet ta çinstaloni menjëherë nga kompjuteri juaj

Publikuar më: 17:47 28-04-2016

Kompania teknologjike Apple sugjeron për të gjithë përdoruesit e kompjuterëve Windows që të fshijnë programin Quick Time, nëse e kanë të instaluar.

Apple bën me dije se nuk do të ofrojë më përditësime të sigurisë për programin e tij të videove në Windows, që do të thotë se çdo është i hapur ndaj viruseve dhe hacker -ave.

Pra e vetmja gjë që ju ka mbetur të bëni, në mënyrë që të siguroni kompjuterin tuaj, është që ta fshini këtë program. Ekspertë të sigurisë paralajmërojnë se ekzistojnë të paktën dy kërcënime të mundshme për QuickTime, që do të thotë se është vetëm çështje kohe dhe fati që kompjuteri juaj nuk është prekur.

Alarmi është dhënë edhe nga qeveria amerikane.

Heqja e këtij programi nga kompjuteri është tepër e thjeshtë. Shkoni tek “Programs” në Start Menu, gjeni folderin e QuickTime dhe zgjidhni “Uninstall QuickTime app”.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434