Disa javë më parë, mediat rozë u mbushën plot me tituj që tregonin se arsyeja përse Marina Vjollcën nuk po e shohim më në ekran, është pikërisht bashkëshorti i saj Getoar Selimi.
Reperi u tha se ka disa kushte mjaft diskrete për paraqitjen e Marinës në television. Vetëm me produksione serioze dhe veshje të mbulura, këto janë kushtet e reperit që të thotë “ok” për spektaklet që Marina mund të prezantojë.
Sa i përket këtyre thashethemeve apo se kur do t’a shohim me ndonjë emission të ri, Marina ka vendosur të qëndrojë e heshtur dhe të mos komentojë. Por burime për “iconstyle.al” zbuluan në nëntor të 2018-s se, bashkëshorti i moderatores, Getoar Selimi, do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit që pritet të drejtojë Marina dhe shumë shpejt do ta shohim në ekran.
Sipas “Anabel”, pjesë e këtij projekti do të bëhet edhe Flori Mumajesi, ndërsa programi është ideuar nga Alaudin Hamiti.
Gjithashtu sipas medias, titulli pritet të jetë diçka mes “Ti je një yll” ose “E ke një yll”. Kjo do të thotë që reperi dhe bashkëshortja e tij kanë rënë dakord me kushtet e vendosura. Tashmë presim që ta vërtetojmë me nisjen e emisionit!