Vajza e madhe e artistit të mirënjohur Stefi Priftit, Maria është tashmë e njohur për publikun shqiptar pasi ajo është soprano dhe ka arritur shumë suksese deri tani, ku përmendim rolin e saj në operën “Traviata”.
Portali “Panorama.com.al” bën të ditur se Maria së shpejti do të martohet.
Nuk dihet ende asnjë detaj se kush ia ka marrë zemrën vajzës bukuroshe të Stefit.
“Panorama” ka mësuar se përgatitjet për dasmën kanë filluar dhe shumë të ftuar do të jenë pjesë e muzikës.
Maria Prifti ka marrë pjesë në Festivalin e 49-të në RTSH me këngën “Pasuri E Pasurive”, ka marrë pjesë në Top Fest 8 me këngën “Ku Ishe Ti”, ka marrë pjesë në X Factor Albania 1.
Në dhjetor të vitit të kaluar Maria dhe Bald In Black publikuan videoklipin “This Is Albania”. Me këtë këngë ata morën pjesë në Netët E Klipit Shqiptar. Në korrik Maria me Stefi Prifti dhe Endri Priftin publikuan videoklipin “Kur Jemi Bashke”.