INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Këtë vit rriten pensionet! Ja sa...[Video]

Publikuar më: 09:44 04-04-2018

Një lajm i mirë vjen për pensionistët! Këtë vit qeveria parashikon që të rritë pensionet. Për 2018-në Këshilli i Ministrave ka parashikuar që të indeksojë pensionet, që është një detyrim ligjor, por edhe ti rritë ato më shumë se sa është inflacioni. Në dokumentin strategjik të qeverisë është parashikuar që pensionet të rriten me 3% përgjatë 2018-së. Pavarësisht se inflacioni është në masën 2.1%, qeveria do ti rritë më shumë me afro 0.9%. Vendimi pritet të miratohet në muajin korrik. 

Nga rritja do të përfitojnë rreth 650 mijë pensionistë. Përllogaritet që pensioni minimal të shtohet me rreth 400 lekë.
Rritja e pensioneve do të vijë për shkak të rritjes së të ardhurave nga kontributet. Por duke ju referuar të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kontributet nuk janë mbledhur sipas planit.
Nga rritja e pensioneve do të përfitojnë edhe ata të moshuar që dalin në pension pas muajit korrik 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604