Shpesh ndodh të shohim këngëtaret apo vajzat e njohura të showbizz-it të inspirohen nga artiste apo emra të mëdhenj botërorë dhe t'i krahasojmë.
Por ka dhe nga ato raste, ku rastësisht ose jo, yje botëror "kopjojnë" VIP-at tanë.
Kështu ka ndodhur dhe me Bleona Qeretin dhe Kylie Jenner.
Një muaj më parë Bleona, e ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan", kishte veshur një fustan bojëqielli të Balenciaga dhe mund të themi se dukej mjaft seksi dhe elegante njëkohësisht.
Mesa duket ky fustan i ka pëlqyer dhe Kylie Jenner, e cila vetëm një ditë më parë ka postuar një foto veshur me të njëjetin fustan.