INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 10 pyetje mund të parashikojnë, nëse do të jeni të suksesshëm në jetë

Këto 10 pyetje mund të parashikojnë, nëse do të jeni të suksesshëm në jetë

Publikuar më: 19:50 20-05-2017

1. A jeni të hapur dhe mendërisht të përgatitur për t’u rritur?

Njerëzit, të cilët janë kundër idesë që karakteri i njerëzve, inteligjenca dhe kreativiteti mund të ndryshojnë, kanë tendencë të kenë zhvillim më të ngadaltë në rritjen e tyre personale, sepse ata duan që të shmangin dështimin, në vend që të punojnë për ato tri fusha të jetës së tyre. Por ata njerëz që kanë një “mentalitet rritjeje” e shohin dështim si një pikë për të mësuar, si një lloj pedane për të kërcyer drejt suksesit. Ata përqafojnë sfidat, u mbijetojnë pengesave, si dhe përmirësohen bazuar në kritikat, dhe në fund e arrijnë qëllimin e tyre. Psikologia e Stanfordit, Carol Dëeck ka studiuar se si njerëzit e shohin ndikimin e personalitetit të tyre mbi lumturinë dhe suksesin, dhe gjeti se, ata individë që janë pozitivë dhe të hapur besojnë se potenciali i tyre i vërtetë është i pafund, e kështu janë të gatshëm të punojnë më shumë dhe të jetë më të dedikuar.

2. A jeni të rezervuar për qëllimet tuaja?

Çuditërisht, psikologët thonë se t’i tregosh dikujt qëllimet tuaja personale, bën më pak të ngjarë që të materializohen. Sipërmarrësi Derek Sivers, i cili ka mbajtur një prezantim në TED Talks, tha se për të përmbushur një qëllim, një person duhet të ndërmarrë hapa, të punojë fort, dhe të mos ndalet derisa të jetë i kënaqur. Por sapo ju të tregoni dikujt në lidhje me qëllimin tuaj dhe ata njohin misionin tuaj, mendjes i “krijohet ndjesia” që ju e keni arritur tashmë qëllimin tuaj dhe nuk jeni të motivuar për të vazhduar.

3. A jeni të lumtur?

Pozitiviteti është një përbërës kyç për suksesin dhe të jesh i lumtur, ndihmon shumë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni të kënaqur dhe as të mos mundoheni për objektiva dhe suksese më të mëdha, por të jeni i kënaqur me vetveten dhe pozicionin që keni, në çdo hap të rrugës. Psikiatri dhe autori i “Parajsa dhe Ferri: Psikologjia e Emocione”, George Vaillant zbuloi se dashuria është me të vërtetë çelësi i lumturisë. Edhe në qoftë se një individ shijon sukses në punë, ka shumë para dhe gëzon shëndet të mirë, ai nuk do të jetë plotësisht i lumtur, pa dashurinë dhe marrëdhëniet pozitive.

4. A keni një nivel të lartë vetëvlerësimi?

Duhet vetëbesim që të kesh aftësi për t’u rritur dhe për të patur sukses. Autorët Katty Kay dhe Claire Shipman, që kanë shkruajtur “Kodin e Besimit”, vërejnë se vetëbesimi i ulët çon në mosveprim, por ndërmarrja e këtyre hapave të para“i armatosur” me një plan veprimi, do të rrisë besimin e një individi, që ai ose ajo me të vërtetë mund të kenë sukses.

5. A jeni ekzaktësisht ai që doni të jeni?

Të kesh cilësitë e udhëheqësve të suksesshëm nuk do të thotë që duhet të jesh i rremë, por do të thotë që jeni duke punuar drejt përmirësimit. Në artikullin e saj tek Harvard Business Revieë, me titull “Paradoksi i Origjinalitetit”, profesorja Herminia Ibarra tha se “aktrimi” do t’ju ndihmojë të fitoni besimin dhe të tjerët do të ndjehen njësoj për ju.

6. A keni fuqi të skajshme vullneti?

Një mënyrë për të rritur fuqinë tuaj të vullnetit, është që të zgjidhni një gjë për ta përmirësuar pak e nga pak çdo ditë, dhe të mos shtyni për më vonë, gjëra që kërkojnë vetëm disa minuta për t’u trajtuar. Autori James Clear vëren se njerëz të arrirë në një shumëllojshmëri fushash, nga atletët tek muzikantët tek artistët dhe madje edhe CEO-të, janë më konsistentë se të tjerët.

7. A jeni një flutur sociale?

Njerëzit të cilët janë edhe të zgjuar edhe të përshtatur në shoqëri, kanë tendencë për të fituar më shumë. Sipas një studimi të kryer nga Catherine Veinberger, një profesore e ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, si aftësitë njohëse, edhe aftësitë sociale janë një çelësi i suksesit.

8. A jeni ambiciozë?

Një karakteristikë që vazhdimisht shfaqet tek njerëz shumë të suksesshë është kuraja. Psikologia Angela Duckëorth ka studiuar fëmijët dhe të rriturit dhe ka zbuluar se ata që kanë kurajë, ose qëndrueshmëri, janë punëtorë të mëdhenj, me mendjen të fiksuar tek një objektiv dhe punojnë më shumë se të tjerët për ta kthyer këtë qëllim në realitet. Jason Ma, autor i “Liderët e Rinisë 3.0”, vëren se gjithësekush mund të jetë ambicioz dhe me motivacionin e duhur.

9. A ndërmerrni risqe?

Njerëzit ambiciozë, të vendosur në arritjen e qëllimeve të tyre e dinë se shpesh duhet të ndërmarrin risqe, gjë e cila mund të jetë mjaft e vështirë për të tjerët. Ma vëren se, shpesh, një kthesë e madhe drejt suksesit mund të vijë prej një krizë të menaxhuar mirë. Po kështu, këta njerëz nuk kalojnë shumë kohë duke “mprehur” një grup aftësish, por punojnë me strategji për të maksimizuar përfitimin prej atyre aftësive që i zotërojnë më shumë.

10. A jeni të palëkundur?

Mos konkurroni me të tjerët dhe mos lejoni që negativiteti i tyre t’ju vërë poshtë. Ma vë në dukje se konkurrenti më i madh i një personi duhet të jetë vetvetja. Mos u matni me të tjerët, dhe mos i lejoni që t’ju nxjerrin nga rruga që keni nisur. 

Article Logic
Execution time: 0.0042228698730469