INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 10 veshje duhet t'i zhdukim sa më shpejt nga dollapi

Këto 10 veshje duhet t'i zhdukim sa më shpejt nga dollapi

Publikuar më: 22:29 17-04-2018

Sipas Vivienne Westwood "ju keni një jetë më interesante, nëse vishni rroba që bëjnë përshtypje".
Ka diçka të vërtetë në këtë histori. Edhe pse një palë këpucë mund të mos e ndryshojnë jetën tuaj në mënyrë dramatike, sikurse ndodhi tek Hirushja, me shumë mundësi do të ndryshojnë vetëbesimin dhe do të ndikojnë në humorin tuaj.

Por rrobat e vjetra, të modës së kaluar apo pa cilësi ndodhe thuajse gjithmonë në dollapin e të gjithëve. Gjëja më e mirë që mund të bëni me to, është t'i hiqni qafe.

Më poshtë do të gjeni një listë të veshjeve me të cilat ndoshta nuk dukeni mirë, e që me shumë mundësi, nuk duhet të jenë fare në dollapin tuaj.
1.Gjëra që i kanë të gjithë - A është mirë t'i kemi dhe ne? Të gjithëve na kujtohet momenti kur blemë çizme të këtij modeli, por a ia vlen t'i mbajmë ende?
2.Rroba që nuk shkojnë me formën tuaj trupore - mbani parasysh se veshjet duhet t'i përshtatni me trupin tuaj. Fundet e shkurtra mund të jenë në modë, por a jua mbulojnë ata defektet?
3.Këpucë dhe veshje me cilësi të ulët - Veshjet leopard, ngjyrat neon me shumë ndriçim apo edhe xixat mund të rrinë shumë mirë në trupin tuaj, por më parë sigurohuni që veshja që mbani në trup, është me cilësi të mirë. Sharmi i çdo veshjeje humbet nëse cilësia e materialit është e dobët.
4.Rrobat që ju tregojnë zbuluar - Veshjet që njerëzve të tjerë ju tregojnë çdo gjë që ju duhet të fshihni nuk janë të këshillueshme t'i mbani në trup. Zhveshja jo gjithmonë është një veshje e mirë.
5.Bluzat-suvenir - Të gjithë mund ta dinë se sa shumë qejf i keni ju udhëtimet. Këto bluza vishen vetëm një herë në jetë, në momentin që jeni në një vend të caktuar. Më mirë zbrazeni dollapin prej tyre.
6.Veshje që nuk i keni veshur për më shumë se një vit - Të gjithë mbajnë rroba rezervë në dollap, për një arsye apo për një tjetër. Nëse nuk ju bën zemra t'i hidhni poshtë ato, pasi nuk i keni veshur për më shumë se një vit, të jeni të sigurt se nuk keni për t'i veshur më kurrë, ndaj më mirë hidhini poshtë.
7.Veshje të strëngura apo të dëmtuara - Jeni e sigurt se bluza që keni blerë qëndron ende e bardhë? Po shalli apo trikoja që keni blerë vijon të mos jetë e pushëzuar? Shikojini me kujdes edhe këto detaje. Nëse një veshje e ka humbur shkëlqimin e ngjyrën e saj, më mirë flakeni.
8.Veshje që nuk ju shkojnë me moshën - Mos u mundonit ë dukeni më të reja me veshje të vjetra apo që nuk kanë asnjë lidhje me moshën tuaj. Kjo rrezikon t'ju shndërrojë në vulgare, ndaj mundohuni të gjeni kombinimet e duhura.
9.Të brendshme e gabuara - Mirë është të konsultoheni me ndonjë shitëse apo personal shopper, sidomos kur vjen puna për blerjen e të brendshmeve. Nëse një reçipet nuk rri mirë në trupin tuaj, ka për t'ju prishur të gjithë bukurinë e dekoltesë e madje, edhe veshjen.
10.Veshje të njëjta - Mos kini frikë të provoni dhe të eksperimentoni si me ngjyrat, edhe me llojet e ndryshme të veshjeve. Nuk është e thënë që një xhaketë të zezë duhet ta vishni përherë me një këmishë të bardhë dhe asnjëherë me atlete. Provoni dhe rrezikoni në stil.

4-52.jpg

Burimi: JOQ.al

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879