INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 2 shenja të horoskopit nuk e kanë problem

Këto 2 shenja të horoskopit nuk e kanë problem "t'ua lënë seen" mesazhet

Publikuar më: 18:32 20-03-2022

Keni takuar dikë që ju pëlqen, keni zbuluar profilin e tij në rrjetet sociale dhe a po mendoni të kontaktoni me të, të bëni lëvizjen e parë, por keni frikë se ai/ajo nuk do t’ju përgjigjet kurrë dhe do t’ju lërë “seen”? Nëse u përket shenjave të mëposhtme bëni mirë të përgatitetni.

Virgjëresha

Virgjëresha dëshiron që gjithçka në jetën e tij të jetë perfekte, formale dhe 100% korrekte. Kjo vlen për të gjitha fushat e jetës së tij. Ka kërkesa ndaj vetes dhe nuk i pëlqen mediokriteti. Kështu që ajo mund të lexojë mesazhin tuaj dhe ta lërë pa përgjigje për orë të tëra apo edhe ditë nëse nuk mendon për përgjigjen që mendon se është më e mira për të dhënë.

Peshorja

Edhe Peshorja i përket shenjave të zodiakut që mund të lënë një mesazh pa përgjigje. Nuk do ta bëjnë nga indiferenca por nga shumë mendime dhe analiza të tepërta. Çfarë do të thotë kjo? Mashkulli dhe femra Peshore dëshiron të ketë ekuilibër në jetën e tij/saj. Dëshiron që gjithçka të ndahet në mënyrë të barabartë, sigurisht që jo gjithmonë ia del dhe kjo e çarmatis. Pra, nëse është shumë e zënë, fillon të hutohet dhe shqetësohet. Humbet kontrollin dhe nuk di kujt t’i japë përparësi për të mos i bërë keq dikujt tjetër. Diku atje e humbet dhe mund të mos ju përgjigjet kurrë.

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395