Një kombinim i pazakontë karakteresh dhe stilesh do të jetë ai i prezantueseve të Met Gala 2018.
Organizatorët kanë shuar kureshtjen e të gjithëve duke zbuluar emrat e tre femrave që do të bashkohen në bashkëprezantim të këtij eventi. Ato do të jenë: Rihanna, Amal Clooney dhe Donatella Versace. Trio-ja do të bashkojë forcat bashkë me editoren Anna Wintour për të sjellë një nga ato që quhen: netët më të mëdha në botë që do të mbahet në New York me 7 maj 2018. Por pyetja tjetër e madhe që bëhet është edhe se çfarë do të veshin këto 3 yje? Kjo mbetet mister deri me 7 maj.