INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 3 gjëra ju i dini gabim rreth fitnesit!

Këto 3 gjëra ju i dini gabim rreth fitnesit!

Publikuar më: 21:27 13-01-2021

Xhesika, ose siç njihet në Instagram @bodiesbyxhes, ka mbaruar për ekonomi dhe financë, por fitness-i është një ndër pasionet e saj më të mëdhaja. Ajo është një trajnere personale e çertifikuar në Kanada dhe e ndërtoi komunitetin në Instagram për t’i mësuar femrave shqpitare se si të kujdesen për shëndetin e tyre, pavarësisht mundësive ekonomike. Ajo ofron ndihmë nëpërmjet postimeve dhe programeve në Instagram dhe YouTube dhe sot ka vendosur të na edukojë mbi mendimet e gabuara që ne kemi rreth aktivitetit fizik.

1.Qëllimi i aktivitetit fizik – jo vetëm një mënyrë për të humbur peshë
Për shumë njerëz aktiviteti i rregullt fizik është vetëm një mënyrë për të humbur disa kilogramë në peshë, por ky mendim s’mund të ishte më i gabuar. Pikë së pari, një aktivitet i rregullt fizik është i domosdoshëm për një mirëqënie të shëndetshme. Sigurisht që objektivi për t’u dukur më i dobët është një formë motivimi, por nësë do të zgjeronim horizontet e të menduarit do të zbulonim se ky aktivitet na dhuron një larmishmëri benefitesh si: një imunitet më të fortë, një mënyrë menaxhimi më e mirë e stresit, përmirësim i cilësisë së gjumit, forcim i muskujve të ndodhur në kyçe dhe rrjedhimisht një shmangie e problemeve dhe dhimbjeve trupore në një moshë më madhore.

2. Ideja e dietës
Nëse do të bënim një sondazh rreth kuptimit të fjalës dietë, pjesa më e madhe e njerëzve do ta përkufizonin si një mënyrë për të humbur peshë. Nisur nga ky konceptim i gabuar, tendenca për të rendur rreth “mollës së ndaluar”, rezulton fatkeqësisht në një “dështim” të qëllimit primar të tyre. Por në të vërtetë një dietë është shumë më shumë. Xhesika na tregon se probabiliteti për të shtuar ose për të humbur peshë është shumë i lartë për çdo njeri i cili tregon kujdes lidhur me sasinë e ushqimit që konsumon, duke hedhur poshtë konotacionet negative që i “veshim” disa llojeve të ushqimeve të cilat ne i konsumojmë.

3. Trajnimi me pesha të bën si burrë me shumë muskuj
GABIM! Një vajzë/grua/zonjë në asnjë mënyrë nuk mund të arrijë të vendosë një sasi të barabartë muskujsh me atë të një mashkulli, pavarësisht peshave që ajo mund të përdorë gjatë seancës stërvitore të saj. Ndaj mos u frikësoni. Në mënyrë që trupi i një femre të arrijë përmasat specifike të një bodybuilder-i nevojitet një trajnim i gjatë disa vjeçar me programe specifike, ndaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ideja e gabuar rreth ushtrimit të aktivitetit fizik shpeshherë çon në devijimin e së vërtetës. Ndonëse një ndër arsyet kryesore të ushtrimit të këtij aktiviteti padyshim që është dëshira për t’u dukur bukur, ne duhet të sensibilizohemi duke zgjeruar horizontet e dijeve tona. Aktiviteti i rregullt fizik është spiranca e anijës së jetës sonë, vendosur thellë në oqeanin e gjërë të problemeve shëndetësore, për të na mbajtur të ankoruar larg problemeve dhe drejt një jete të gjatë e të shëndetshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043208599090576