INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 3 shenja të horoskopit do ju

Këto 3 shenja të horoskopit do ju "grijnë" nga lekët

Publikuar më: 11:56 30-03-2017

Kur bëhet fjalët për harxhimin e parave, sipas ekspertëve dominojnë këto 3 shenja të horoskopit.


Bëhet fjalë për: binjakët, luanin dhe shigjetarin. Ata njihen si njerëzit që shpenzojnë më shumë, në krahasim me shenjat e tjera.

1. Binjakët
Binjakët njihen për shprehjen “ e dua tani” dhe nëse fiksohen për të blerë diçka nuk e mendojnë gjatë. Edhe pse njihen për pavendosshmërinë e tyre në jetë, kur bëhet fjalë për të shpenzuar para nuk e vrasin mendjen. Këshillohet që këto shpenzime t’i investojnë te diçka me vlerë.

2. Luani
Nëse një luan e ndjen se ka mjaftueshëm para për të shpenzuar, nuk e mendon fare të kursejë. Nëse një luan fiksohet me diçka, dëshiron ta ketë me çdo kusht. Një luan dëshiron një jetë me kushte të mira dhe nuk i kursen vetes asgjë.

3. Shigjetari
Shigjetarët njihen për dëshirën e tyre për t’u argëtuar sa më shumë në jetë. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk ka asnjëherë dilema, thjesht e realizojnë.
Edhe nëse shikojnë se kursimet e tyre kanë përfunduar sërish mendojnë vetëm kënaqësinë që kanë marrë nga ky shpenzim.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945