INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 4 cilësi të moderatores e kthyen emrin Luana Vjollca në një BRAND në Shqipëri!

Këto 4 cilësi të moderatores e kthyen emrin Luana Vjollca në një BRAND në Shqipëri!

Publikuar më: 18:29 02-09-2020

Është padiskutim një ndër personazhet më të suksesshëm në industrinë e showbizzit shqiptar dhe Luana Vjollca nuk është vetëm një emër në media, por tashmë një 'brand'. Kjo pasi çdo gjë që ajo bën kthehet në sukses!

Por këtë sukses nuk e shijon vetëm ajo, por dhe shumë të tjerë! Jo vetëm televizioni ku ajo punon dhe bashkëpunon prej vitesh, Top Channel, por edhe shumë portale që shkruajnë për të, jetën e saj profesionale edhe atë private. Të gjithë gazetarët në median online e dinë që emri i saj “shet” apo e thënë ndryshe klikohet.

Vlen të thuhet se Luana është imazhi më i famshëm në Top Channel dhe rëndësinë e saj ata e dinë mirë. Jo më kot i janë besuar produksione televizive ‘prime-time’ mjaft të rëndësishëm, si “Shiko Kush LUAN”, emision i cili theu rekord shikueshmërie për 3 sezone, së shpejti edhe me një sezon të 4-ërt apo edhe emisioni “Take Me Out”, emisioni më i suksesshëm “dating” në botë, i cili do të jetë nën autorësinë dhe drejtimin e Luanës.

Por si arriti moderatorja ta kthejë emrin Luana Vjollca në një BRAND? Ia doli nëpërmjet këtyre 4 cilësive që zotëron:


1.Vetbesimi

Këtë cilësi nuk e kanë të gjithë, por Luana po! Është show-girl dhe ia ka dalë të bëjë të gjitha falë vetbesimit dhe duke mos i interesuar ç’do mendojnë të tjerët, por duke menduar si ta bëj këtë “x” projekt të ketë sukses. Sigurisht “feed”-i i Instagramit të saj do jetë shumë i kuruar në detaje, por nëse shohim në story-t e saj, Luana nuk e ka fare problem të tregojë video nga përditshmëria në punë apo ngado ku gjendet pa pikë grimi në fytyrë dhe për ata që e kanë me merak duke thënë se vendos shumë make-up, vlen të thuhet se ajo thjesht ‘respekton’ ekranin dhe të gjithë ata që e shohin.

 

2.Indiferente ndaj “gojëve të liga”

Me siguri i keni parë komentet negative në rrjetet e saj sociale, por ç’bën Luana? Iu rri më indiferente se çdo personazh tjetër dhe as nuk merret fare me “gojët e liga”, por vazhdon me punën e saj. Madje edhe kur shumë personazhe VIP vajza apo meshkuj “përflasin” emrin e saj jo për mirë, ajo nuk reagon fare dhe bën shumë mirë pasi rrit interesin ndaj vetes dhe e drejton këtë interes të publikut nga puna e saj dhe jo në skandale.

 

View this post on Instagram

...

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

3. Shumë punë, por jo një imazh i konsumuar

E shohim ngado, por si ka mundësi që imazhi i saj nuk është konsumuar. Nuk del thuajse fare në intervista dhe interesi ndaj saj vazhdon. Pse? Kjo pasi ajo di të zgjedhë dhe të menaxhojë mjaft mirë famën e saj. Nuk pranon çdo propozim reklame apo çdo projekt që i kërkojnë dhe kjo shihet qartë. Duke patur këtë imazh jo të konsumuar, Luanën e kemi parë në ‘billboards’ nëpër qytete apo nën drejtimin e emisioneve ‘prime-time’. Siç do ta shohim këtë sezon të 4 të “Shiko Kush LUAN” apo nën autorësinë dhe drejtimin e emisionit “Take Me Out Albania” që shumë ndjekës mezi e presin.

 

4.Misteri

Kjo është pika më e fortë që e bën Luana Vjollcën “BRAND”! Gjithmonë është kujdesur të flitet për punën e saj dhe jo për jetën e saj private. Kështu ka ditur ta mbaje gjithmonë interesin gjallë ndaj saj dhe jo të bëjë “BOOM” dhe të “shuhet” më pas. Ka bërë zgjedhjen e duhur, ndaj quhet jetë personale!
Ndaj e mbyllim me shprehjen e Luanës në mbishkrimin e postimit të saj në rrjetin Instagram: “Kurrë nuk kam ëndërruar për të pasur sukses. Kam punuar për ta arritur atë”.

 

View this post on Instagram

I never dreamed about success. I WORKED FOR IT.

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on


P.s : Luana, festofsh edhe 100 vite te lumtura, plot suksese dhe INLife loves u!!!

Article Logic
Execution time: 0.0031418800354004