INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 5 cilësi të karakterit tregojnë se ju keni lindur për të qenë lider

Këto 5 cilësi të karakterit tregojnë se ju keni lindur për të qenë lider

Publikuar më: 22:32 12-02-2021

Të gjithë kërkojnë më të mirën nga vetja. Nëse ju aspironi që në vendin tuaj të punës apo diku tjetër të jeni lider, më poshtë ne do ju tregojmë nëse mund ta arrini këtë gjë. Janë disa cilësi që e bëjnë diferencën.

 

Ju mund të përcaktoni dhe artikuloni vlerën tuaj

Nëse vlerësoni krijimtarinë, a e tregoni si vlerë te puna juaj? Nëse një nga vlerat më të rëndësishme për ju është ndershmëria, a e tregoni në vendin tuaj të punës? Njerëzit mund të nuhasin kur nuk jeni në përputhje. Njerëzit që jetojnë në mënyrë kongruente vijnë si të mirëfilltë, të besueshëm dhe të vlefshëm. Gjë që i bën ata udhëheqës të shkëlqyeshëm. Liderët e dinë dhe e zotërojnë vlerën e tyre dhe kanë besimin për të ndarë propozimin e tyre të vlerës, në rishikimet e performancës dhe në biseda, pa frikë se do të tingëllojnë “mburravecë”.

Njerëzit shpesh ju kërkojnë mendime dhe këshilla

 

Mos e ngatërroni këtë me njerëzit që vijnë te ju për t’ju treguat thashetheme apo për t’u ankuar. Një lider i mirë nuk merret kurrë me dramat e zyrës. Por nëse shpesh ju vijnë kolegë për t’ju kërkuar ndihmë apo për t’ju kërkuar një mendim, merrni parasysh se ju jeni një person i rëndësishëm në atë kompani.

 

Keni besim në projekte dhe afate të rëndësishme dhe sfiduese

A e gjeni veten duke marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi? Në vend që të ankoheni, duhet të shikoni anën tjetër të medaljes. Filloni të përpiloni një listë të arritjeve tuaja dhe shikoni për mundësitë që janë të përshtatshme për rritjen tuaj profesionale. Nëse jeni lloji i personit që i thoni po të gjitha punëve që ju kërkohen, është një tregues se mund të bëheni lider.

Ju mund të motivoni dhe komunikoni me kolegë të ndryshëm

Njerëzit kanë mënyra të ndryshme të komunikimit. Nëse e keni relativisht të lehtë të kuptoni dhe të angazhoheni në stilet e ndryshme të komunikimit, grupeve të moshave të ndryshme dhe njerëz me prejardhje të ndryshme, është detyra juaj të jeni lider.

 

Ju interesoheni më shumë për të ecur përpara sesa të keni të drejtë

Nëse angazhohesh dhe komunikon me të gjithë llojet e njerëzve, nuk do të thotë se gjithmonë të bini dakord. Por nëse ju mbani mend qëllimin përfundimtar dhe të lini mënjanë dëshirën për të qenë ju ai që gjithmonë ka të drejtë, mund të bëheni udhëheqës.

Article Logic
Execution time: 0.0022480487823486