Sezoni veror dhe fudjava ka bërë që trafiku automobilistik të rëndohet ndjeshëm në disa akse të vendit, kryesisht ato që të çojnë drejt plazheve.
Policia jep informacion për trafikun rrugor lidhur me rëndimin e trafikut prej orës 17:00 kur shumë plazhistë kanë nisur të kthehen:
Prej orës 17.00 ka filluar të rëndohet trafiku.
Ka shumë lëvizje e ngarkesë tek Gjiri Lalzit.
Po ashtu ka ngarkesë të kontrolluar në hyrje në Tiranë.
Në Lezhë, Shkodër e Velipojë ka ngarkesë por që po monitorohet nga Policia Rrugore.
Edhe aksi Vlorë-Fier po merr ngarkesë të madhe dhe po ngarkohet edhe aksi Fier- Tiranë
Të gjithë shërbimet janë në rrugë për të menaxhuar trafikun dhe ndihmuar lëvizjen pa bllokime të automjeteve.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për të respektuar shpejtësinë, parakalimet e gabuara dhe sidomos shenjat e punonjësve të Policisë për një kthim të sigurtë.