“Ai na trajton njësoj, jemi të lumtura dhe për ne nuk është aspak e çuditshme!”
Ato u bënë të famshme në gjithë botës kur treguan se kishin fjetur në të njëjtin krevat, ndanin të njëjtin të dashur dhe nuk qëndronin asnjëherë larg njëra-tjetrës. Tashmë binjaket më të ngjashme në planet zbulojnë planin e rradhës, të martohen me po të njëjtin mashkull. Anna dhe Lucy DeCinque nga Perth i Australisë kanë qënë në një lidhje për 5 vjet me Ben Byrne. Vajzat janë tepër të lumtura me të dhe shpresojnë që martesa të ndodhë së shpejti dhe të ngelen shtatzëna në të njëjtën kohë. A është e mundur diçka e tillë?! Mesa duket, po…