Ato të dyja nuk i kishim parë ndonjëherë në shoqërinë e njëra-tjetrës, madje nuk i lidhte as ndonjë koncert i përbashkët.
Por Enca dhe Ronela Hajati, ndoshta rastësisht, e kanë festuar ndërrimin e viteve bashkë në të njëjtin ambient. Dy këngëtaret të shoqëruara nga miqtë e tyre janë bërë bashkë duke kërcyer dhe duke i postuar këto momente në Snapchat. Si duket jo vetëm Enca, por as Ronela nuk ka patur ndonjë angazhim në koncert këtë fundvit. Gjithsesi 2017-a iu solli një miqësi të re dy këngëtareve.