Talent show “The Voice of Albania” po afrohet drejt natës finale e cila me siguri do të jetë e mbushur me surpriza.
Madje dy prej tyre janë zbuluar që tani dhe ato do të jenë dy yje me famë botërore të ftuar për të performuar. Mbrëmjen kur do të kurorëzohet fituesi , në skenë do të jenë dhe Alfred Stanaj dhe Mohombi. Artsiti shqiptar që po korr sukses pas suksesi në botë dhe këngëtari i shumë hiteve si “Cocount Tree” apo “Bumpy Ride” do ndezin skenën e “The Voice”.